Ballina, Kosovë, Lajme

Qytetarët i “vendosin vizë” Hahn-it për të hyrë në Kosovë, i kushton 75 euro

Një grup i organizuar qytetarësh janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës dhe kanë vendosur një mesazh për komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, i cili do të vijë sot gjatë ditës në Kosovë.

Grupi i udhëhequr nga ish-asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i kanë vendosur “vizë” komisionerit Hahn, duke dashur t’i japin mesazhin se Kosova mund të bëjë reciprocitet edhe në këtë çështje, shkruan Gazetametro.

“Kemi ardhur sot për të shprehur indinjatën dhe kënaqësinë e thellë për qasjen e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës. Kjo qasja është e papranueshme, pasi ne nuk e pranojmë që vetëm ne të jemi të izoluar. Deshëm t’ia bëjmë me dije komisionerit Hahn se ne mund t’iu bëjmë reciprocitet edhe për viza, jo vetëm për taksë për produktet”, ka thënë Drenori.

Ndërkaq, ai i ka hedhur një pjesë të fajit edhe BE-së rreth dështimit të Kosovës për të krijuar një vend stabil. Sipas tij, institucionet e BE-së kanë qenë të përfshira direkt në shtetndërtimin e Kosovës.

“Nëse Kosova ka dështuar si shtet, atëherë një pjesë të fajit e kanë edhe BE-ja pasi ishin të përfshirë në të gjitha proceset”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, në mesazhin e vendosur në hyrje të institucioneve ku Hahn do të zhvillojë takime me krerët e shtetit, i tregohen edhe harxhimet për ‘vizë kosovare’. 75 euro do t’i kushtonte Hahn-it viza e Kosovës, të cilën shumë e paguajnë kosovarët për çdo vizë.

Ndryshe, Hahn është thënë se vije në Kosovë për të kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, mirëpo mediat kanë raportuar se me të do të diskutohet edhe mundësia e minutës së fundit për të hyrë në agjendë të mbledhjes së Këshillit të Ministrave që mbahet më 6 dhe 7 dhjetor. Komisioneri evropian ishte më i zëshmi në premtimin për viza, mirëpo tani është pikërisht ai që po e thekson ‘skepticizmin e BE-së’.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads