Home Receta Gatimi Qetëson, përmirëson gjumin, parandalon ftohjen, por këtë nuk e keni ditur për...

Qetëson, përmirëson gjumin, parandalon ftohjen, por këtë nuk e keni ditur për çajin e mentës!

125
0
SHARE

Dihet fare mirë se çaji i mentës shëron inflamacionet dhe infeksionet, e forcon sistemin imun dhe është zgjedhja e duhur në këto ditë të ftohta të stinës së dimrit. Menta shëruese ndihmon edhe te astma dhe alergjitë, por edhe te problemet me tretjen, sëmundjet e mishrave të dhëmbit, aromës së keqe nga goja, zbut ngërçet dhe mundimet, sidomos te ato që shkaktohen si pasojë e udhëtimeve.

Personat që i janë ekspozuar stresit rregullisht do të duhej ta pinë çajin nga menta, sepse ai qetëson, zbut stresin dhe përmirëson gjumin.

E konsumojnë edhe personat që dëshirojnë të humbin peshë, prandaj ndikon si diuretik dhe pakëson ndjenjën e urisë.

Menta përmban vitamina A, C dhe përbërës të tjerë aktivë, si acide rozmarine që ndihmojnë në forcimin e organizmit në rezistencë nga inflamacioneve dhe infeksioneve.

Disa studime tregojnë se si menta mundet të ketë ndikim pozitiv edhe kundër kancerit, sepse përmban alkool peril, që gjatë studimeve është treguar i dobishëm në parandalimin e kancerit në zorrë të trashë, lëkurë dhe mushkëri.

Por, ajo që rrallëkush e di është se konsumimi i çajit të mentës redukton shfaqjen e qimeve në këmbë, gjoks, fytyrë, shpinë dhe pjesët e tjera të trupit, që ndodh si pasojë e hormoneve mashkullore

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of