Home Ekonomi Punësimet në PTK pa konkurs, Lluka paralajmëron shkarkimin e Bordit

Punësimet në PTK pa konkurs, Lluka paralajmëron shkarkimin e Bordit

199
0
SHARE

Ministri i Zhvillimit Ekonomik e ka paralajmëruar Bordin e Telekomit që do ta shkarkojë nëse vazhdohet gjendja e njëjtë e instalimit të nepotizmit.

Burime të KTV-së kanë thënë se ministri Valdrin Lluka është duke mbledhur fakte që kur të propozojë vendimin te qeveria, ai t’i miratohet.

Këtë qëndrim ia ka bërë me dije edhe vetë Bordit që është arsyetuar se punësimet kanë ardhur nga menaxhmenti i Telekomit.

Në prag të përgatitjes për privatizim të Telekomit, partitë në pushtet, me theks të veçantë AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj po i dërgojnë në masë militantët partiakë për t’i punësuar.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of