Ballina Ballina Pse nuk po shkarkohet Besim Beqaj? Flet kryeministri Haradinaj

Pse nuk po shkarkohet Besim Beqaj? Flet kryeministri Haradinaj

282
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e shkarkimit të ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj, pasi Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë për aferën “Pronto”.

Në një tryezë të organizuar nga Lëvizja Fol, kryeministri Haradinaj foli për zyrtarët qeveritarë me aktakuza.

Lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Beqajt, që u bë e ditur të premten e kaluar, kryeministri tha se akoma nuk ka asnjë njoftim apo konfirmim zyrtar rreth aktakuzës, prandaj edhe nuk ka marrë ndonjë vendim për shkarkimin e ministrit që vjen nga radhët e PDK’së.

“Na duhet një proces, një bazë. Aktakuza e tillë ose konfirmimi nga ndonjë gjykatë. Është vështirë të merret një vendim duke u bazuar vetëm në një lajm medial”, ka thënë Haradinaj.

Shefi i Qeverisë ka pranuar se ‘ka reflektuar’ edhe për këtë cështje dhe nëse kjo merr një konfirmim zyrtar, atëherë edhe do të vendoset për Beqajn.

I pyetur nëse mjaftojnë audioincizimet e  aferës Pronto, si bazë për të ditur përfshirjen e ministrit Beqaj, Haradinaj ka thënë se Qeveria merr vendime vetëm sipas bazave ligjore.

“Nëse ka qenë ai vlerësim, atëherë ai ministër nuk do të duhej të emërohej. Audioincizimet kanë ekzistuar që një kohë e gjatë. Tani po flasim për masat që janë zyrtare, procedurale”, ka përfunduar ai.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments