Ballina, Kosovë, Lajme

PSD PËR VV-NË: ME NJËRËN DORË TË FSHEHUR KËRCËNOJNË, FYEJNË DHE LINÇOJNË – ME DORËN TJETËR PARAQITEN SI VIKTIMA

Valdrin Ahmeti, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, të hënën kishte njoftuar se kishte denoncuar në polici një kërcënim që thotë se i ka ardhë nga një person që i kishte thënë se është nga partia e Shpedn Ahmetit, duke i kërkuar të mos e përmend më emrin e tij.

Në të kundërtën sic thotë ai nëpërmes Facebook, ka pranuar kërcënimin“mos ha m** se kemi me te gri me të bo sallatë me bo me shkrujt edhe njëherë”.

Pas këti denoncimi ka reaguar, partia e Shpend Ahmetit. Natyra Kuci zyrtarja për informim nga PSD-ja e tha se personi që është përmendur si kërcënues nuk është anëtarë i kësaj partie.

“Personi i presupozuar nga “Vetëvendosja” për kërcënim ndaj aktivistit të tyre nuk është anëtar i Partisë Socialdemokrate. Dënojmë çdo kërcënim dhe fyerje ndaj çdokujt, si dhe ftojmë organet e shtetit të merren me çdo kërcënim ndaj çdo qytetari të Republikës, sipas ligjeve në fuqi”.

“Partia Socialdemokrate jo vetëm se nuk përdor metodat e kërcënimeve, fyerjeve dhe linçimeve; por edhe do t’i luftojë ato në mënyrë të pakompromis. PSD beson dhe angazhohet për lirinë e shprehjes, e lufton gjuhën e urrejtjes. Gjuha e urrejtjes në emër të lirisë së shprehjes është pikërisht karakteristikë e jo pak aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, që shquhen për kërcënime, fyerje dhe linçime”, shkruan Kuci në Facebook.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads