Home Lajme PS çon në parlament shkarkimin e Metës, Rudina Hajdari kundër: Të pritet...

PS çon në parlament shkarkimin e Metës, Rudina Hajdari kundër: Të pritet Kushtetuesja

103
0
SHARE

PS është e vendosur që të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta dhe këtë të mërkurë ka vendosur që të dërgojë raportin e Komisionit të Ligjeve në seancën plenare, duke çuar kështu më tutje procesin për largimin e Ilir Metës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla është shprehur se sa më shumë ditët kalojnë, aq më e nevojshme bëhet që Meta të largohet nga posti i kreut të shtetit.

Në zbatim të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit jemi në fazën që po shqyrtojmë nismën e depozituar nga 55 anëtarë të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Në këtë fazë raporti i shkon seancës plenare, kishim një diskutim për këtë cështje. Kuvendi diskuton në seancë raportin e komisionit të Ligjeve dhe nëse raporti miratohet, me të ngrihet edhe Komisioni Hetimor për evidentimin e shkeljeve nga ana e presidentit dhe më pas komisioni hetimor paraqit në kuvendin e Shqipërisë raportin përfundimtar. Nëse merr 94 a më shumë vota nga deputetë, miratohet shkarkimi i presidentit dhe certifikimin e këtij procesi e bën Kushtetuesja. Jemi në zbatim të përpiktë të afateve kushtetuese dhe rregullores për të cuar më tej këtë kërkesë që sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e presidentit”- tha Balla,

Por ndryshe mendon deputetja e PD-së Rudina Hajdari, e cila është dhe kryetarja e grupit parlamentar të opozitës së re për demokratët. Ajo është shprehur se duhet pritur krijimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, pasi në fund të procesit të gjatë të shkarkimit të një Presidenti, është Kushtetuesja ajo që mban fjalën e fundit.

“Ne e shohim konfliktin mes Ramës dhe Presidentit si një përplasje personale dhe prandaj ne kërkojmë që ky komision hetimor të shtyhet dhe të ridiskutohet kur të kemi një Gjykatës Kushtetuese funksionale.

Nuk kemi pse nisim një procedurë dhe më pas ta lëmë përgjysmë”, tha Hajdari.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of