Ballina, Lajme

Protesta në Beograd, ushtria serbe del në rrugë

Rrugët e Beogradit sonte janë mbushur me mijëra protestues, të cilët siç thonë janë kundër dhunës politike në Beograd.

Deri protestuesit po bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit të vendit, nga kazermat ushtarake kanë dal mjetet e blinduara ushtarake, duke përfshirë edhe tanket.

Marshi protestues mban moton “Jo më këmisha të përgjakura”, në Beograd.

Kjo protestë ka shkak pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq u përgjak në një sulm në fund të nëntorit.

Opozita i bëri thirrje qytetarëve për protestë lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.

Protestuesit mbajnë një shenjë që thotë “Do të shkoni në burg, Ceca gjithashtu”. Ceca mbajti sot një koncert në veri të Kosovës.

Mediat e Beogradit nuk kanë dhënë informata për protestën, ndërsa raportojnë se protesta ka të bëjë më opozitën, Aleancën e Serbisë dhe Shoqatën e familjeve të kidnapuar dhe të vrarë në Kosovë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads