Ballina, Kosovë, Lajme

Presidenti i Malit të Zi uron Thaçin për 10 vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, më rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ia dërgoi urimin Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Letra e plotë:

I dashuri President,

Në emër të qytetarëve të Malit të Zi, dhe në emrin tim personal, Jua dërgoj urimet e përzemërta me rastin e festës kombëtare, 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshira më të mira për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe prosperitetin e qytetarëve të saj.

Mali i Zi dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit fqinjësor në rajon, përmes të cilit u japim kontribut stabilitetit dhe të ardhmes begatë evropiane të qytetarëve të tyre. Jam i bindur që do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta në këtë drejtim.

I nderuari President, Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në kryerjen e detyrës Tuaj të lartë. Ju lutem i pranoni konsideratat e mia më të larta.

Fillip Vujanoviq

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads