Ballina Uncategorized Presidenti gjerman uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Presidenti gjerman uron presidentin Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë

321
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Zoti President,

Në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Juve dhe të gjithë qytetarëve të vendit Tuaj ju uroj nga zemra.
Kur kthej kokën nga dhjetë vjetët e shkuar, gëzohem posaçërisht të shoh se shtetësia e Kosovës është arritur të konsolidohet në mënyrë të qëndrueshme. Më shumë se 110 njohje, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe rishtazi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian paraqesin një bazë të qëndrueshme për zhvillime të tjera të suksesshme në vendin Tuaj.
Në vitet e ardhshme mbetet qenësore që Kosova të vazhdojë me vendosmëri rrugën e reformave, para se gjithash në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë. Unë, veç kësaj, Ju inkurajoj që së bashku me Serbinë të bëni hapa përpara në kërkim të një zgjidhjeje të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ju mund të jeni të sigurt se Gjermania do të mbetet edhe më tej një partnere e besu eshme e Kosovës.
Edhe në emër të bashkëkombësve të mi, të gjithë qytetarëve në Kosovë iu uroj një të ardhme paqësore në mirëqenie dhe liri, ndërsa Juve mbarësi.
Frank-Walter Steinmeier
President i Republikës Federale të Gjermanisë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments