Ballina ShowBiz Prekëse! Këtë këngë Fjolla Morina ia dedikon të dashurit të ndjerë

Prekëse! Këtë këngë Fjolla Morina ia dedikon të dashurit të ndjerë

353
0
SHPËRNDAJE

Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret më seksi të estradës, shkruan Magazina al.

Ajo nuk ngurron të shpërndajë imazhe të shumta me ndjekësit që ka, e në disa prej postimeve të saj, Morina shpesh shpreh dashurinë dhe ndjen mall për një person me shkronjën XH, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar.

Në një intervistë të këngëtares, tha se zhgënjimi më i madh në jetë është kur Zoti i merr personat më të dashur për ju, që nënkupton se e njejta ka ndodhur edhe me të.

Ndërsa, së fundmi ajo që na bie në sy është një këngë që Fjolla ka publikuar në Instagram, gjersa i lë mbishkrimin ”Vetëm për ty.. Xh”.

 

Just for you…Xh🖤

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on


Fjolla, poashtu javë më parë në ditëlindjen e saj, mbante në duar tullumbace rozë, që i lëshon në qiell pasi shpreh një dëshirë me sy mbyllur.

“Dëshira ime e përherëshme do të jetë për ty XH”, ka shkruar Fjolla, ku Xh identifikohet i dashuri i këngëtares, i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.

Kujtojmë që, artistja Morina është nënë e dy vajzave dhe tanimë është përkushtuar në biznesin e ri, që e ka hapur në Tiranë së bashku me MRREX Fashion.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments