Ballina, Kosovë, Lajme

Policia nuk lejon hyrjen në Kosovë dy gazetarëve rusë

Kanë mësyrë Kosovën, por nuk kanë marrë leje për ta vizituar këtë vend.

Dy gazetarëve rusë u ka mjaftuar leja nga Beograd për të ardhur në Mitrovicë. Por gabimin e tyre e kuptuan kur arritën në pikën kufitare në Jarinje.

Policia e Kosovës i ktheu mbrapsht gazetarët rusë.

Për në Serbi janë kthyer edhe shumë kamionë me produkte serbe e që s’kanë paguar doganën 100 për qind, raporton T7.

Asnjë automjet me mallra serbe nuk u fut të hënën nga Serbia në Kosovë.

Taksa prej 100 për qind po zbatohet edhe në këtu në pjesën veriore të Kosovës.

Brenda ditës shumë pak kamion depërtojnë përmes kësaj pike kufitare; kryesisht ata që janë tranzit.

Ndërkaq, për taksën pritet që serbët e veriut të protestojnë prapë.

Në këtë protestë po paralajmërojnë pjesëmarrje serbët e Mitrovicës së veriut, pasi sipas tyre kjo nuk është e mirë as për serbët as për shqiptarët.

Qeveria e Kosovës, të mërkurën ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads