Ballina Lajme Kosovë Policia nuk e gjeti telefonin e njërit prej policëve të zhdukur në...

Policia nuk e gjeti telefonin e njërit prej policëve të zhdukur në Lepenc

248
0
SHPËRNDAJE

Në vendin ku është dyshuar se mund të jetë telefoni i njërit nga policët e zhdukur, pas kërkimit nuk është gjetur asgjë

Momentalisht, ekipet janë mbledhur në një pjesë të rrjedhës së lumit ku po tentojnë të ndajnë rrjedhën e tij në mënyrë që zhytësit të mund të nisin kërkimet nën një prej urave.

Policia ende nuk ka asnjë informatë rreth kolegëve të tyre të zhdukur

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se ende nuk ka asgjë të re për sa i përket operacionit për gjetjen e dy policëve.

Ai ka thënë se në momentin që do të ketë diçka në këtë drejtim, do të njoftohet opinioni.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments