Ballina Lajme Kosovë Policia konfiskon 82 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

Policia konfiskon 82 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

327
0
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme pas një pune intensive, operacionale dhe hetimore, në fshatin Suhodoll ka konfiskuar 82 kg marihuanë.

“Në fshatin Suhodoll, në një shtëpi të një personi mashkull kosovar/serb gjendet sasi e substancës se dyshuar si drogë. Policia me njësitet relevante, asistuar edhe nga stacioni policor Mitrovicë veri, sipas procedurave ka ndërmarr veprimet e nevojshme dhe pas realizimit të kontrollit, në tavanin e shtëpisë së lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 27 pako që dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të destinuara për shitje, dhe pesha totale ka rezultuar; 81 kg. e 825 g. (afër 82 kg)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të tjera sipas procedurave ligjore.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në angazhimet e saj dhe nuk do te toleroj asnjë veprim që bie ndesh me ligjet e vendit, e në veçanti do të jetë e pakompromis në luftimin e dukurive negative dhe trafikimit me narkotik”. thuhet në njoftim.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments