Ballina Sport Futboll Pochettino: Kur të thërret Reali, duhet ta dëgjoni

Pochettino: Kur të thërret Reali, duhet ta dëgjoni

296
0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino e ka pranuar se kur të thërret Real Madridi, duhet ta dëgjoni, por këmbënguli se ishte i lumtur tek ekipi londinez.

Argjentinasi ka dalë si kandidati numër një për të zëvendësuar Zinedine Zidane në Bernabeu, por kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje të re pesëvjeçare me Spurs.

Interesimi i Real Madridit e josh Pochettinon, por argjentinasi shtoi se është i lumtur te Tottenhami.

“Kur t’ju thërrasë Real Madridi, ju duhet të dëgjoni”, iu ka thënë fillimisht Pochettino, përcjell The Guardian dhe El Confidencial.

“Edhe pse në këtë rast nuk varet nga unë. Unë sapo kam nënshkruar një kontratë të gjatë me Tottenhamin dhe jam shumë i lumtur këtu”.

“Jam i lumtur në Tottenham sepse më lejojnë të punoj dhe jemi duke u rritur së bashku. Tani unë dua të përqendrohem në planifikimin e sezonit të ardhshëm dhe të mbahem nga të gjitha gjërat që po thuhen”.

“Do të ketë shumë thashetheme, do të thuhen shumë gjëra, por nuk kam lajme nga Real Madridi”.

“Unë jam duke punuar shumë mirë në Tottenham dhe është detyrimi im për t’u përqendruar në këtë”.

“Nuk dua, as nuk mund të komentoj për Zidane, por ajo që ka bërë ai është padyshim shumë e madhe: askush nuk ka fituar tri Ligat e Kampionëve radhazi kohëve të fundit”, përfundoi argjentinasi.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments