Ballina, Futboll, Sport

‘Plas’ nga inati, shikoni se çfarë thotë Mourinho për dy super golat e Shaqirit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho mendon se Shaqiri shënoi golat me fat në ndeshjen ndaj Manchester United.

Liverpooli ka mposhtur Manchester United me rezultatin 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 17’të të Premierligës, shkruan GazetaBlic.

Mane dhe Shaqiri (2) shënuan për Liverpoolin, kurse Lingard shënoi golin e vetëm për ‘Djajtë e Kuq’.

“Ata janë skuadra e fortë, por është e vështirë të pranojmë dy gola në atë moment dhe në atë mënyrë”, tha fillimisht Mourinho.

“Shaqiri ka shënuar dy gola të lehtë dhe për shkak të devijimeve nuk kishte asnjë shans që De Gea të reagonte më mirë. “Nëse flisni për fat, ju mund të flisni për golat e tyre të dytë dhe të tretë”, përfundoi Mourinho

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads