Ballina Receta Gatimi Brumëra Picë e shijshme

Picë e shijshme

442
0
SHPËRNDAJE

Perbersit:

– 500 g mish të bluar,

– 500 g miell,
– 50 g tharmë të freskët,
– 100 ml qumësht,
– Një lugë e vogël kripë,
– 2 kokë hudhra,
– 4 lugë vaj,
– 2 speca të gjelbër,
– 1 lugë pure domateje,
– 1 konservë 400 g domate të qëruara,
– 1 lugë erëza për pica,
– 350 g misër të ëmbël nga konserva,
– 150 djathë të integruar ementaler.

Përgatitja:

Në një enë përzieni miellin dhe tharmin, në tjetrën ngrohni 300 ml ujë dhe qumësht.

Gjysmën e sasisë së qumështit qiteni në miellin me tharm, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë 15 minuta.

Përzieni pjesën e mbetur të qumështit, dy lugë vaj, qitni kripë dhe lëreni në vend të ngrohtë 60 minuta që të bymehet.

Në pjesën tjetër të vajit të ngrohur fërgoni hudhrat e grira dhe specin, shtoni mishin, purenë dhe domatet e qëruara dhe fërgoni 15 minuta.

Brumin ngjisheni, ndajeni në 4 pjesë, zhvillojeni në rrathë prej 20 cm, tërhiqni skajet vendoseni në tepsi, lyejeni me përzierjen e mishit, qitni misrin e kulluar, erëzat, djathin ementaler dhe piqeni në furrë në 200 gradë celsius.

Ju befte mir!

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments