Home Futboll Piatek zbulon objektivin e vështirë

Piatek zbulon objektivin e vështirë

15
0
SHARE

Piatek dëshiron të shënojë, të shënojë dhe vetëm të shënojë.

Krzysztof Piatek ka shënuar sërish për Milanin. Ai realizoi në fitoren 3-0 ndaj Cagliarit, goli i katërt ky në tri ndeshje si titullar me Kuqezinjtë dhe duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan Gazeta Express.

23-vjeçari u transferua në Serie A vetëm gjatë verës së kaluar nga Craiova, dhe shpërtheu te Genoa duke shënuar vazhdimisht, çka bëri që Milani të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e tij në merkaton e janarit.

Pas ndeshjes, Piatek ka thënë se dëshira e tij është që të shënojë çdo ndeshje që do të zbresë në fushë, një objektiv i vështirë ky, por jo edhe i pamundur për dikë që punon si 23-vjecari.

“Futbolli polak nuk është aq i vështirë sa Serie A, por Genoa është në të njëjtin kampionat me Milan”, u shpreh Piatek.

“Unë shënoja gola gjatë gjithë kohës atje, kështu që thjesht duhet të ruaj përqendrimin dhe mentalitetin”, shtoi ai për Sky Sport Italia pas fitores 3-0 ndaj Cagliarit.

“Ndihem shumë mirë këtu, dua të shënoj në çdo ndeshje, kështu që do të shohim”.

 

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of