Ballina Jetë Astrologji Pesë shenjat e horoskopit, që të zhdukin nga jeta pa e menduar...

Pesë shenjat e horoskopit, që të zhdukin nga jeta pa e menduar dy herë

605
0
SHPËRNDAJE

Janë 5 shenja të horoskopit, të cilat nuk e kanë problem ta “nxjerrin” një person direkt nga jeta e tyre, pa e menduar dy herë, pavarësisht se sa miq të ngushtë mund të jenë.

Dashi

Dashi nuk dëshiron të humbë kohë me njerëz që kanë një impakt negativë tek ata. Do të preferonin të kishin një rreth të ngushtë, por të vërtetë miqsh, se sa një rreth të gjerë me njerëz që nuk rreshtin së zhgënjyeri. Nëse ngatërroheni me një Dash, të jeni të sigurt që nuk do të mbeteni miq edhe për shumë kohë. Nuk do t’ju japin një mundësi të dytë. Nëse i lëndoni njëherë, mund t’u thoni lamtumirë miqësive me ta. Në jetën e tyre nuk ka vend për njerëz të cilëve nuk u besojnë dot.

Demi

Demat nuk hezitojnë të hedhin në rrugë dikë, por kanë nevojë për kohë që të mendohen. Kur vendosin nëse ia vlen apo jo të mbajnë dikë, i peshojnë mirë anët pozitive dhe ato negative, që të kuptojnë si do të ndihen në këtë situatë. Mund t’iu duhet pak kohë më shumë për t’i larguar plotësisht nga jeta e tyre, por sapo të vendosin ta bëjnë, nuk ka më kthim pas.

Luani

Luanët përpiqen vazhdimisht të përmirësojnë vetveten. E dinë shumë mirë që nëse dëshirojnë të arrijnë sukses, duhet të rrethohen nga njerëz ambiciozë dhe frymëzues. Ky është motivi pse duan t’i dedikojnë më shumë kohë socializmit dhe kohës për veten e tyre. Kur luanët vendosin të ‘skarcojnë’ dikë nga jeta e tyre, kjo ndodh sepse duan të çlirohen nga influencat negative. Do të preferonin të ishin më mirë vetëm, se sa me njerëz që nuk i vlerësojnë.

Akrepi

Personat e kësaj shenje zgjedhin që të bëjnë pjesë të jetës së tyre vetëm ata që e meritojnë vëmendjen e tyre. Nëse arrini ende të bëni pjesë në botën e tyre, kjo nuk do të thotë që do të mbeteni aty përgjithmonë. Akrepët preferojnë të kenë një rreth të vogël miqsh, sepse është më e lehtë për ta të zhvillojnë më mirë sekretet e tyre dhe të hapen. Nëse zbulojnë që nuk e meritoni besimin e tyre, ju ‘flakin’ me shpejtësi. Akrepët e marrin shumë seriozisht miqësinë, kështu që nëse nuk ndani të njëjtat opinione me ta, nuk i përkisni botës së tyre.

Ujori

Ujorët janë në kërkim të njerëzve që janë gati për aventurë dhe janë në gjendje të kuptojnë natyrën e komplikuar të kësaj shenje. Nëse vendosin t’ju nxjerrin jashtë jetës së tyre, atëherë duhet të kenë pasur një arsye të mirë për ta bërë. Ka dy tipa personash që ujorët s’i durojnë dot: injorantët dhe personat e mërzitshëm. Sipas kësaj logjike, ata do të preferonin të qëndronin në shtëpi dhe të shihnin më mirë një mur se të dëgjonin thashetheme. Kur ujorët ndërpresin marrëdhëniet me një person, gjithmonë e shpjegojnë pse e kanë marrë këtë vendim, në mënyrë që të tregohen të pastër.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments