Home Receta Gatimi Përse nuk duhen hedhur lëkurat e mandarinës

Përse nuk duhen hedhur lëkurat e mandarinës

90
0
SHARE

Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera.

Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mund. Çdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë.

Mandarina është e pasur në vitaminë C. Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

Përse nuk duhen hedhur lëkurat e mandarinës

Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre. Lëkura e mandarinës është e fuqishme në uljen e kolesterolit. Kjo aftësi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe nga studime të ndryshme shkencore.

Shumë studime rekomandojnë përgatitjen e çajit të lëkurës së mandarinës sepse ky çaj.

Vlerat e lëkurës së mandarinës

 Ul kolesterolin

Një studim i publikuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry” tregoi se lëkura e mandarinës ka vlera shëndetësore më të fuqishme se vetë lëngu i mandarinës.

 Këto vlera janë të larmishme sidomos për uljen e kolesterolit. Sipas studimit, lëkura e mandarinës përmban 20 herë më shumë antioksidantë se lëngu i mandarinës.

Antioksidantët janë substanca kimike që neutralizojnë dëmin e shkaktuar nga oksidimi dhe toksinat në organizëm.

Vlera për shëndetin

Ekspertët kinezë rekomadojnë përdorimin e lëkurës së mandarinës jo vetëm në çaj por edhe në gatime të ndryshme. Sipas tyre, lëkura e mandarinës është e dobishme për të përmirësuar tretjen dhe kundër të përzierave tek gratë shtatzënë.

Vlera të tjera të lëkurës së mandarinës përfshijnë balancimin e sheqerit në gjak, pastrimin e mëlçisë dhe lehtësimin e simptomave të të ftohurës, gripit dhe stresit.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of