Ballina, Lajme

Përplasen Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi për herë të parë ka pranuar publikisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Duke komentuar kërkesën e Lutfi Hazirit për të shkëmbyer Luginën e Preshevës me Veriun, Presidenti ka premtuar se do ta trajtojë seriozisht këtë ide.

Në anën tjetër, Kryeministri Ramush Haradinajt e ka quajtur ditë më parë shakaxhi Hazirin dhe ka kundërshtuar propozimin e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka goditur ditë më parë Lutfi Hazirin duke e quajtur një shakaxhi për faktin se ky i fundit flet shpesh për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E arsyeja pse këtë e bën Haziri, sipas Haradinajt ka te bëjë me cështje elektorale.

Sipas Haradinajt, Haziri e bën këtë vetëm për votat e banorëve shqiptarë të Luginës që janë shpërngulur në Gjilan. Por, ndryshe mendon Presidenti Hashim Thaçi.

Ai në një konferencë për media të mbajtur sot ka bërë me dije se do ta konsiderojë këtë opsion të Lutfi Hazirit dhe se do ta trajtojë seriozisht.

“Realisht, për dicka të tillë ka kohë që flasin njerëz të botës akademike. Edhe akademikë të Kosovës. Edhe liderë politikë, në Kosovë, e Luginë të Preshevës. Dëgjoj me vëmendje cdo deklarim të liderëve politik. E çmoj përvojën politike të z. Haziri. Duhet ta dëgjoj me vëmendje sic është theksuar tekstualisht dhe të ndërtoj opinionin tim”, ka thënë Thaçi, sot në një konferencë, për media.(nga minuta 10:46)

“Prandaj, do ta shikoj me vëmendje dhe e kuptoj shqetësimin e secilit liderë politikë..”, ka shtuar ai.

Në këtë mënyrë Thaçi ka dhënë indikacione se cështja e këmbimit ose ndarjes së Kosovës do të mund të jetë në tryezë të bisedimeve.

Por ai në këtë mënyrë ka goditur pothuaj në mënyrë direkte Haradinajn i cili e sulmoi Hazirin për këto ide duke e potencuar se ndarja e Kosovës do të thotë luftë.

“Luta është një shakaxhi për të marrë votat e preshevarëve me Anamoravë. Ai e mbanë gjallë këtë temë në vazhdimësi vetëm për qëllime elektorale”, ka deklaruar Haradinaj, përcjell Telegrafi.

“E ka vetëm interes elektoral dhe asgjë më shumë”, kishte thënë lideri i AAK’së në një debat televiziv.

Presidenti Hashim Thaçi sa ishte Kryeministër, në nëntor të vitit 2011, i kishte reaguar keq Lutfi Haziri kur pati nisur idenë e shkëmbimit të territoreve. Atëkohë, Thaçi kishte anashkaluar temën e buxhetit për të folur kundër idesë së Hazirit. Kishte thënë se ishte ide e rrezikshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës dhe pa përkrahje ndërkombëtare.

“Kjo është më tepër se buxheti, ndarja e territorit të Kosovës dhe çdo ide e tillë është shumë e rrezikshme Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të respektojë në plotni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për respektimin e plotë të integritetit territorial dhe asnjë cep mos t’i jepet Serbisë”, ka kishte thënë Thaçi, në fund të vitit 2011.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads