Receta Gatimi, Shendetesi

Përfitimet shëndetësore të çajit me gjethe ulliri

Më poshtë po ju propozojmë një çaj të padëgjuar e panjohur më parë për shumëkënd, por një minierë e vërtetë vlerash ushqyese: çaji me gjethe ulliri

Ky çaj njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit

Sipas fakteve të ndryshme, babai i mjekësisë Hipokrati e pinte gjithmonë këtë çaj para se të flinte

Por cilat janë disa nga përfitimet e tij shëndetësore?

Çaji me gjethe ulliri është një aleat i mirë kundër kollës së thatë, gripit, infeksioneve virale të mushkërive, tuberkulozit, meningjitit, hepatitit B dhe bronkopneumonisë

Ai është gjithashtu një ndër trajtimet më efektive në rast se vuani nga infeksionet kronike të traktit urinar

Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin imunitar, rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët

Një efekt befasues i këtij çaji është të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet të konsumohet më së shumti nga diabetikët

Si ta përgatisni këtë çaj?

Në një enë shtoni rreth 200-300 ml ujë dhe vendoseni që të vlojë

Pasi të ketë vluar uji, shtoni 20 deri 25 gjethe të thara të ullirit

Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet

Preferohet që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni ose mjaltë organik. Kujdes me sasinë që doni të pini, mjekët rekomandojnë të pini jo më shumë se tri gota në ditë

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads