Ballina Lajme Kosovë Përçarja e VV-së në Prishtinë: Drejtorë e asambleistë të Shpend Ahmetit, të...

Përçarja e VV-së në Prishtinë: Drejtorë e asambleistë të Shpend Ahmetit, të ndarë për himnin e Kosovës

313
0
SHPËRNDAJE

Se Lëvizja Vetëvendosje po shkon çdo ditë e më shumë drejt ndarjes, u vërejt në debatin ndërmjet Dardan Molliqajt e Glauk Konjufcës para disa netësh.

Por më i diskutuari për pozicionimin e tij po vazhdon të mbetet kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.Ky i fundit ditë më parë në një emision televiziv nuk kishte siguruar se do të vazhdojë të mbetet kryetar i kryeqytetit nga radhët e Vetëvendosjes, raporton lajmi.net

Ahmeti duket se po e vëzhgon situatën në Kuvendin Komunal ku një dorëheqje e tij, do t’ia pamundësonte kalimin e ligjeve në komunë, nëse ato nuk i votojnë përkrahësit e Albin Kurtit.Se ndarja është e pashmangshme edhe në kryeqytet, u vërejt edhe sot në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në momentin e intonimit të himnit të Kosovës, një numër i asambleistëve të Shpend Ahmetit ishte në këmbë.

Kurse pjesa tjetër hynë brenda pasi filloi himni kombëtar.Himnin e Kosovës e respektuan edhe drejtorët e Ahmetit. Në mesin e tyre vërehet edhe drejtori i shëndetësisë, Arben Vitia, dhe pjesa tjetër e udhëheqjes komunale.

Një ndarje e tillë ishte parë edhe me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.Disa deputetë të VV-së qëndruan në sallën e Kuvendit, e disa tjerë hynë tek pas përfundimit të himnit të Kosovës.

Lajmi.net raportoi edhe më herët se një pjesë e madhe e asambleistëve nuk ishin pjesëmarrës në senacën e sotme solemne në Kuvendin e Prishtinës.Kur ndarja po thellohet në partinë e Albin Kurtit, formimi i një partie të re nga të dorëhequrit duket çështje ditësh.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments