Futboll, Sport

Për shkak të mungesave në sulm, Real Madridi e do sensacionin e Serisë A

Real Madridi është duke e shikuar mundësinë ta huazojë sulmuesin Krzysztof Piatek nga Genoa gjatë këtij muaji, sipas Diario AS.

Santiago Solari është duke u përballur me mungesë opsionesh në vijën e sulmit për shkak të një krize lëndimesh, pasi Gareth Bale dhe Marco Asensio janë dëmtuar, transmeton Gazeta Express.

Prandaj, kampioni evropian është duke kërkuar të përforcohet me Piatekun, sulmues polak që ka mahnitur deri tani në Serie A, duke i shënuar 13 gola në 19 ndeshjet e deritanishme në Serie A.

Edhe pse është raportuar vazhdimisht se Eden Hazardi do të transferohet në Madrid për një shumë të majme parash në verë, Reali ka nevojë për më shumë përforcime, sidomos tani në janar

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads