Ballina Jetë Astrologji PËR ÇFARË KA NEVOJË PERSONI I ZEMRËS SUAJ SIPAS HOROSKOPIT

PËR ÇFARË KA NEVOJË PERSONI I ZEMRËS SUAJ SIPAS HOROSKOPIT

456
0
SHPËRNDAJE

Sa thjeshtë e kuptoni atë që keni në krah? Po kërkesat e tij sa mirë i dini?

Në të tilla rastesh na vijnë në ndihmë yjet, ato që dinë të gjitha të metat e njerëzve vetëm duke ditur shenjën e horoskopit. Shenjat e ujit janë tejet emocionalë dhe kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje, ndërsa shenjat e tokës vlerësojnë pavarësinë dhe qëndrueshmërinë. Po partneri/ja juaj për çfarë ka nevojë sipas shenjës së horoskopit:

Dashi vlerëson sinqeritetin. Janë njerëz të drejtë dhe nuk durojnë dot njerëzit me dy fytyra. Janë aventurierë dhe duan dikë në krahë që të thotë po edhe për çmendurinë më të madhe.

Demi është një shenjë toke, që do të thotë vlerëson lidhjet e ngushta dhe të qëndrueshme. Nuk janë shenja komunikuese, por e kuptojnë kur dikush u qëndron në krahë për t’i ndihmuar dhe pse ata nuk e kërkojnë një gjë të tillë. Kanë nevojë për një shtysë.

Binjakët janë shenja e komunikimit dhe nëse atyre i mungon bashkëbisedimi, ta dini që nuk e kanë të gjatë lidhjen me ju.

Gaforrja është shenja më romantike e zodiakut. Dashurojnë me gjithë qenien e tyre dhe kjo është ajo që duan si “shpërblim” Ti duash dhe t’ua shprehesh po njësoj si ata.

Për Luanin kemi vetëm një fjalë, vëmendje. Pa këtë të fundit, duket se luanët nuk mund të jetojnë.

Virgjëresha është shenjë me këmbë në tokë, analizon shumë mirë situatën dhe ka gjithnjë logjikën e ftohtë. Vendosin ndjenjat përpara materialeve. Janë tejet sentimentalë.

Peshorja vlerëson harmoninë. Kanë nevojë për hapësirë dhe qëndrojnë larg konflikteve.

Akrepi ka nevojë t’i besoni. Mund ta keni të vështirë të fitoni besimin e tij, por në momentin që jua jep mos ia thyeni zemrën.

Shigjetarët pëlqejnë bisedat filozofike, aventurat dhe janë pak të vështirë sepse janë një shenjë zjarri. Ajo që do një shigjetar është të qëndrojë ashtu siç është, mos e bëni të ndryshojë.

Bricjapi, punëtorët e zodiakut. Harrojnë kuptimin e fjalës relaks dhe duket se kanë nevojë për njerëz që t’i kujtojnë se jeta ka dhe gëzime.

Ujori, shenja më e komplikuar e zodiakut. Janë spontanë dhe pëlqejnë udhëtimet. Kanë vështirësi në shprehjen e ndjenjave, ndaj kanë nevojë për dikë që të hedhë gjithmonë hapin e parë.

Peshqit janë shenjë uji ndaj mos prisni që një peshk të jetë i vendosur në zgjedhjet e tij. Gjatë gjithë kohës kërkon mbështetje dhe aprovim nga të tjerët. Janë romantikë dhe kërkojnë vëmendje të vazhdueshme.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments