Home Ballina PD kundërshton shifrat e 30 qershorit: KQZ i mashtroi sërish shqiptarët, ja...

PD kundërshton shifrat e 30 qershorit: KQZ i mashtroi sërish shqiptarët, ja sa persona votuan

100
0
SHARE

PD ka vijuar përplasjen me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili tre ditë pas votimeve të 30 qershorit ka nxjerrë një tjetër pjesëmarrje në votime të shqiptarëve nga ajo e publikuar të dielën.

KQZ u shpreh se pjesëmarrja në votime ka qenë 22.9%, ndërsa PD ka hedhur poshtë shifrën këtë të mërkurë duke u shprehur se më 30 qershor nuk ka votuar më shumë se 15% e votuesve me të drejtën e votës. PD doli në konferencë përmes këshilltarit ligjor Ivi Kaso, i cili deklaroi se KQZ mashtroi sërish shqiptarët.

“Të dhënat e sotme janë mashtrim. Kanë mbushur kutitë e votimit duke shtuar rreth 200 mijë vota në gjithë vendin. Pjesëmarrja reale është 15%, mbushja e kutive për t’i dhënë Ramës oksigjen nuk e ndryshon dot faktin se qendrat e votimit ishin thuajse bosh. KQZ mashtroi dhe akoma nuk ka dhënë llogari për dyfishimin e shifrës. KQZ zhduku transparencën, nuk  hodhi në sistemin online të dhënat, nuk publikoi asnjë tabelë me rezultate. Edhe tani Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë”, tha Kaso./Express

DEKLARATA E PLOTE E PD

Edi Rama ka thyer çdo rekord në historinë e manipulimit të zgjedhjeve. Nevoja për të mbuluar refuzimin masiv të shqiptarëve, e ka çuar të manipulojë rëndë edhe votimet e veta me 1 kandidat.

Në krye të këtij operacioni kriminal qëndron Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit.

Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 përqind. Mbushja e kutive për t’I dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin. Ishin pothuajse bosh.

Komisioni Qendror i Vjedhjeve mashtroi gjatë gjithë ditës së dielë për numrin e pjesëmarrësve në votime.

Akoma sot, ky organ që nuk i shërben zgjedhjeve, por vjedhjes së Edi Rmës, nuk ka dhënë llogari pse në deklaratën e së dielës për pjesëmarrjen në orën 11.00 shifra u dyfishua në 12 përqind, kur, në të vërtetë, sipas dokumentit që publikoi Partia Demokratike, shifra reale ishte vetëm 6 përqind.

Siç kemi denoncuar më herët, për të manipuluar rezulatin e 30 qershorit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën nëpërmjet dy mekanizmave.

1. Më 30 Qershor të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin onlinë të të dhënave për të mos lënë gjurmë.
2. Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet.

Është e paprecedentëtë, që në fund të procesit të numërimit, edhe tani që flasim, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki.

Shifrat e deklaruara sot i shërbejnë propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi.

Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues.

Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of