Ballina Lajme Pasi shau shqiptarët, Salvini bën shqiponjën, fotoja bëhet virale

Pasi shau shqiptarët, Salvini bën shqiponjën, fotoja bëhet virale

200
0
SHPËRNDAJE

Zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, njihet si një nga politikanët me temperament jashtëzakonisht të lartë, promotor i politikave kundër emigrantëve dhe njëherazi euroskeptik. Edhe deklaratat e tij kundër shqiptarëve kanë bërë jo pak bujë, kur i quajti kriminelë dhe se do t’i kthente në vendin e tyre.

Megjithatë, më pas Salvini u kujdes të sqaronte se e kishte fjalën për ata persona të përfshirë në veprimtari kriminale, por duke përsëritur se politikat e tij për emigrantët nuk do ndryshonin. Nuk munguan as komentet e tij kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kur tha se mirë do ishte që nëse ata (shqiptarët) hyjnë, ne (italianët), të dalim nga Unioni.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments