ShowBiz

Pasi i thanë “Po” njëri-tjetrit, Harry dhe Meghan parakalojnë në Windsor

Ngjarja më e përfolur e ditës së sotme është martesa e Princit Harry me tashmë Dukeshën, Meghan Markle.

Kishte shumë interes për përcjelljen e ceremonisë nga afër, ku shumë qytetarë ishin mbledhur që në orët e para të ditës së sotme përreth kështjellës Windsor, shkruan lajmi.net.

Tashmë ka përfunduar ceremonia e kurorëzimit në kishë, ku çifti u shpallën edhe zyrtarisht burrë e grua.

Prej aty, me një përcjellje prej shumë personash, me ceremoni mbretërore çifti po parakalojnë përreth Windsor, ku edhe përshëndetin gjithë ata që janë mbledhur për t’i shikuar nga afër.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, mbretëreshë Elizabetë ka njoftuar se Harry dhe Meghan do të kenë titujt Duka dhe Dukesha e Suxxes-it.


Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads