ShowBiz

PAS TAKIMIT ME TRUMP, KIM KARDASHIAN “NXJERR” 55 MIJË NJERËZ NGA BURGU

Komentatori amerikan, Van Jones ka një mesazh për të gjithë njerëzit që shpërthyen me komente negative ndaj Kim Kardashian për takimin me Presidentin Trump.

Senati miratoi të martën një projekt-ligj mbi reformën e drejtësisë penale, duke bërë një ndryshim të madh në sistemin e drejtësisë kriminale federale.

Pas miratimit, Van falenderoi Kim për takimin e saj me Trump. Ai tha se falë saj do jenë 50 mijë njerëz më pak në burg dhe do të zhduket trajtimi mizor ndaj femrave.

Ndër të tjera, Van u shpreh se nuk ishte e lehtë për Kim që të dilte në mbrojtje të njerëzve që as nuk i njeh, prandaj meriton respekt të madh.

Blogerja e famshme vendosi që të bëjë një takim me Trump në maj për cështjen e Alice Marie Johnson, e cila ishte dënuar me burg të përjetshëm vetëm se ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës.

Tani gjyshja 63-vjecare është e lirë falë Kim.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads