Home Magazina Pas suksesit në versionin audio të “Say My Name”, David Guetta: Po...

Pas suksesit në versionin audio të “Say My Name”, David Guetta: Po vjen videoklipi i fuqishëm me Bebe Rexhën

164
0
SHARE

Kënga u publikua tashmë në të gjitha platformat muzikore.

Bebe Rexha javë më parë solli këngën më të re në bashkëpunim me DJ e famshëm David Guettan si dhe këngëtarin kolumbian, J Balvin.

Në fakt, kënga e re erdhi vetëm në versionin audio dhe u prit shumë mirë prej fansave të artistëve dhe publikut të gjerë.

Kjo ka bërë që të reagon treshja dhe të nis xhirimet e videos së “Say My Name”, i cili deri më tani është dëgjuar rreth nëntë milionë herë vetëm në YouTube.

Se video së shpejti do të vjen e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram, Guetta, i cili ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët të treshes.

“Videoklipi i fuqishëm po vjen për këngën ‘Say My Name’”, ka shkruar me këtë rast Guetta, i cili njihet për bashkëpunime të suksesshme.

Ndryshe, projekti i fundit i Bebes është “I’m a Mess”, i cili u publikua para tre muajsh dhe është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë në “MTV EMA 2018”.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of