ShowBiz

Pas largimit nga ‘Tv Klan’, Arjola Shehut i besohet një projekt i rëndësishëm në Itali

Pas largimit nga televizioni “Klan”, u duk se moderatorja e njohur Arjola Shehu mbeti pa asnjë program të saj për sezonin e ri televiziv.

Por në fakt ajo zbuloi nëpërmjet një postimi në “Instatory” se ka marrë përsipër një tjetër projekt që lidhet ngushtë me kuzhinën, por jo në Shqipëri.

Ajo ka postuar një video ku shfaqet një dhomë hoteli në Milano dhe në të shkruan: “Gati. Tipicita 2019. Prezantojnë: Marco Ardemagni dhe Arjola Shehu. Deputimi im në një prodhim 100% italian”.

“Kam ardhur në Itali për një projekt që quhet Tipicita. Më kanë ftuar mua të prezantoj bashkë me një mikun tim, gazetar në Rai, Marco Ardemagni”, tha Arjola për “Tiranapost.al”.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads