Ballina Sport Futboll Pas Alex Sandros, Juventusit i lëndohet edhe Sami Khedira

Pas Alex Sandros, Juventusit i lëndohet edhe Sami Khedira

475
0
SHPËRNDAJE

Sami Khedira ka pësuar një lëndim në takimin mes Gjermanisë dhe Spanjës.

Mesfushori veteran ishte kapiten në ndeshjen miqësore, por u largua prej fushës në të 52-tën minutë të ndeshjes.

Khedira u rrëzua nën një sfidë Thiago Alcantara dhe u ul në tokë duke mbajtur pjesën e pasme të këmbës së tij të djathtë.

Gjermani u bart me barela nga stafi mjekësor dhe kjo gjë ka bërë që të shqetësohen zyrtarët e Juventusit, pasi që nuk dihet nëse lojtari do të arrin të paraqitet në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Theksojmë se bardhezinjve do t’iu mungojnë Medhi benatia dhe Miralem Pjanic shkaku i kartonëve të verdhë.

Edhe Alex Sandro është lënduar ditë më parë në grumbullimin me kombëtaren braziliane dhe nuk dihet nëse do të luajë më 3 prill.

Mbetet nëse ndonjë prej të lënduarve do të arrijë takimin që do të zhvillohet brenda njëmbëdhjetë ditëve.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments