Ballina, Kosovë, Lajme

Partizanit të Beogradit i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës

Delegacioni i klubit të basketbollit Partizani nga Beogradi nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës. Udhëheqësit e Partizanit u përpoqën t’i bindin policinë kufitare për t’i lejuar që të hyjnë në Kosovë, por ishte e kot dhe u kthyen ata nga kufiri, raportojnë mediat serbe.

Policia kufitare kosovare u urdhëruan nga Prishtinë të mos lejojnë delegacionin e Partizanit të futet në territorin e Kosovës, edhe pse ata nuk kishin udhëtuar me autobus e me shenjat e Serbisë, por me makinat private.

Partizani i Beogradit, që nuk kishte leje nga FBK-ja dhe autoritet kosovare në Kosovë udhëtonte me një mision të veçantë, në përkrahje të serbëve të Mitrovicës, që nuk e njohin Republikën e Kosovës.

Ata kishin për qëllim që luajnë ndeshje miqësore me Trepçën nga Leposaviqi.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads