Home Astrologji Paralajmërime nga SHBA-ja e Rusia për “luftë rreth Kosovës”

Paralajmërime nga SHBA-ja e Rusia për “luftë rreth Kosovës”

83
0
SHARE

SHBA-ja dhe Rusia, edhe pse me qëndrime të kundërta, në një parashikim pajtohen: Në Ballkan është e mundshme lufta dhe ajo për shkak të çështjes së Kosovës, shkruan sot gazeta e Beogradit kurir.

Sipas kësaj gazete, transmeton Koha.net , ashpërsimi i krizës në Kosovë, siç pohohet, shpie drejt përshkallëzimit të dhunës dhe konflikteve të armatosura. Vërejtjet e Donald Trumpit dhe të Vladimir Putin duhet të merren seriozisht e që të evitohet skenari i përgjakshëm në Ballkan, më saktë konflikti i serbëve dhe i shqiptarëve, është me rëndësi që Serbia e Kosova të arrijnë sa më shpejt marrëveshje për nyjën kosovare.

Një ditë pas publikimit të raportit të CIA-s në të cilin theksohet se në vitin 2019 janë të mundshme konfliktet ushtarake, një vërejtje e ngjashme ka ardhur edhe nga Rusia.

Përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OSBE Aleksandar Lukasheviq ka deklaruar se Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë pikë destabiliteti.

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar për “kuririn” se paralajmërimet për konfliktin e mundshëm gjithmonë duhet marrë seriozisht.

“Konflikti i ngrirë herët ose vonë do të shndërrohet në konflikt. Kosova nuk po e bën Ushtrinë për t’iu kundërvënë Shqipërisë së madhe, por për të shkaktuar konflikt me Serbinë, në të cilin do të futeshin edhe shtetet që e kanë njohur Kosovën, duke shpresuar se do t’i sjell të këqija dhe disfatë Serbisë. Kosova po ik nga dialogu sepse u frikohet detyrimeve e udhëheqësit e saj frikohen nga Gjykata Speciale”, citohet të ketë thënë Vulin.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of