Home Futboll Pamje nga festa e lojtarëve të Kosovës në zhveshtore dhe hotel

Pamje nga festa e lojtarëve të Kosovës në zhveshtore dhe hotel

40
0
SHARE

Festa e futbollistëve të Kosovës pas fitores me rezultat 2:0 kundër Malit të Zi vazhdoi edhe pasi lojtarët u larguan nga fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”. Përmes llogarive të tyre në Instagram, djemtë e Bernard Challandes e kanë ndarë festën e tyre me tifozët.

Kosova arriti ta sigurojë mbrëmë një fitore shumë të rëndësishme kundër Malit të Zi për ëndrrat për kualifikim në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Djemtë e Bernard Challandes arritën ta gjejnë golin e parë qysh në minutën e dhjetë të ndeshje, përmes Amir Rrrahmanit, e atë të dytën në minutën e 34-të, përmes Vedat Muriqit.

Megjithatë, statistikat e ndeshjes tregojnë për një dominim edhe më të madh të Kosovës. “Dardanët” i krijuan katër raste shumë të mira për të shënuar, përderisa malaziasit asnjë.

Pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes, futbollistët e Kosovës u sillën rreth stadiumit “Fadil Vokrri” duke i duartrokitur tifozët e zëshëm e asaj nate, mirëpo u ndalën për një kohë më të gjatë te qoshja e “Dardanëve.

E videot e mëposhtme tregojnë se festa vazhdoi edhe pasi lojtarët u larguan nga fusha e “Fadil Vokrri”, në zhveshtore e në dhomat e hotelit.

https://tiger.cdnja.co/v/va/vAZp.mp4?secure=2Zz0QEu5yw3H2r6shEljGw&expires=1571128200
https://tiger.cdnja.co/v/xp/XPez.mp4?secure=S2pb6cQOas5AmaGWvvkOuw&expires=1571128200

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of