Lajme

Pamje kur policia i arrestoi hajnat e Viva Freshit

Të dielën në mbrëmje ka ndodhur edhe një vjedhje në rrjetin e dyqaneve të Viva Fresh Store në Prishtinë. Plaçkitja është kryer nga disa persona të armatosur.

Disa persona të armatosur ja kishin mësyrë dje dyqaneve të Viva Fresh në Prishtinë.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market ne rrugen Isa Kastrati ne Prishtine”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërkaq, në fotografitë e fundit  shihet momenti kur policia ka arrestuar të dyshuarit.

Kjo nuk është hera e parë që grabitet ky rrjet dyqanesh.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads