Ballina Ballina Pacolli në Azi, flet për bashkëpunim të gjithanshëm të Kosovës me Kinën

Pacolli në Azi, flet për bashkëpunim të gjithanshëm të Kosovës me Kinën

274
0
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një vizitë në Honkong, të cilën ai e ka quajtur të rëndësishme për hapjen e rrugës së bashkëpunimit mes Kosovës e Kinës

Pacolli ka filluar turin e tij në kontinentin aziatik, ndërsa ka njoftuar në Facebook se ka pasur takime të rëndësishme në Honkong. Ndërsa, ka treguar se destinacioni i tij i radhës do të jetë Komboxhia.

“Pasi përmbylla disa takime të rëndësishme në Hongkong, me synim çeljen e rrugëve për bashkëpunim të gjithanshëm me Kinën, tani po shkoj në Kamboxhia. Atje do të takohem me personalitete të larta qeveritare të atij vendi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm këtë javë ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi, ku do të marrë pjesë në konferencën e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e cila do të mbahet në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka me 5 dhe 6 Maj, 2018.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments