Home Ballina O’Connell: Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve

O’Connell: Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve

29
0
SHARE

Dua Lipa është këngëtarja e parë shqiptare që fiton çmim në Grammy Awards. Ajo është shpërblyer në kategorinë ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson) si dhe çmimin ‘Artisti i ri më i mirë’.

E Duan e ka uruar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

O’Conell, në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Lipën e ka quajtur ‘krenaria e dy shteteve’.

Kosovarja me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë fillimisht ka fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për “Këngën më të mirë në zhanrin Dance”. E më vonë, Lipa ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of