Ballina, Lajme, Shqipëri

NUMRI I SHQIPTARËVE QË KANË KËRKUAR AZIL NËPËR EVROPË

NUMRI I SHQIPTARËVE QË KANË KËRKUAR AZIL NËPËR EVROPË

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.

Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën 2011-2017 kanë aplikuar për azil. Azilantët përbënin 53% të të larguarve. Sipas INSTAT nga vendi janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona.

Viti 2015 shënoi rekordin më të lartë të numrit të azilantëve shqiptarë sipas të dhënave nga Eurostat, me 68 mijë e 900 aplikime.

Referuar shteteve, pjesa më e madhe e kërkesave për azil gjatë periudhës 2011-2017 janë përqendruar në Gjermani. Sipas të dhënave për Eurostat ka pasur 90,335 kërkesa nga shqiptarët, ose 54% e kërkesave totale.  Aktualisht Gjermania është një destinacion i preferuar për profesionet e mjekëve dhe infermierëve.

Vendi i dytë me numrin më të lartë të azilantëve është Franca, me rreth 40.6 mijë aplikime, ose 24%.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i tretë për sa i përket përqendrimit të aplikimeve për azil me 12.4 mijë.

Në pesë vendet me numër të lartë të azilantëve është edhe Suedia me Greqinë, ku për periudhën 2011-2017, numri i kërkesave për azil ishte përkatësisht 9300 dhe 9200.

Edhe vendet e Beneluksit kanë qenë tërheqëse për sa i përket aplikimeve. Belgjika ka pasur në këto vite rreth  7000 aplikime nga shqiptarët, ndërsa në Holandë me rreth 3700 aplikime. Në Luksemburg kanë aplikuar rreth 1000 shqiptarë.

Në Itali, edhe pse është vendi që ka strehuar më së shumti emigrantët shqiptarë, numri i azilantëve për këtë periudhë është 2300.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads