Home Ballina Nuk votohet rezoluta që e ndalon angazhimin e Thaçit për shkëmbim territoresh...

Nuk votohet rezoluta që e ndalon angazhimin e Thaçit për shkëmbim territoresh me Serbinë

38
0
SHARE

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta votojë rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë.

Në seancën e sotme parlamentare është vënë në votim propozim-rezoluta lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirje në shkëmbimin e territoreve, apo korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Por, në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë këtë rezolutë që ia ndalon Thaçit shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Si pasojë e mungesës së votave nuk u votua as propozim-rezoluta nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of