
Egla Harxhi është modelja shqiptare e cila bëri bujë të madhe për shkak të marrëdhënies treshe me Jarl Alexandre de Basseville dhe një vajzë nga Ballkani të quajtur Alessia.
Ndërkohë Egla tashmë është nënë e një fëmije, dhe jeta e saj private ka sjellë gjithmonë diskutime të zjarrta në opinionin publik.
Por fundi i raportit me Alessian ngeli gjithmonë pezull dhe arsyeja nuk u kuptua asnjëherë.
Së fundmi, për një intervistë të dhënë si qëndron e vërteta e prishjes së marrëdhënies.
‘Alessia ishte një vajzë, e cila jetonte në kushte të mjerueshme dhe gjendje depresive. Nga dashuria dhe dëshira për ta ndihmuar, Egla e mori në mbrojtje, duke i ofruar gjithçka, rroba, mësime mbi mirëmbajtjen, vizita mjekësore, udhëtimet në Francë. Çdokush është përgjegjës për veprimet që bën. Për mua, mosmirënjohja është e pafalshme! Mund të fal shumë gjëra, por jo mosmirënjohjen. Kur ndihmoj dikë, nuk pres asgjë mbrapsh, sepse nuk i bëj gjërat për interes, po kur ndihma të kthehet mbrapsht në të keqe nuk ka justifikim’, tregoi Egla.