Ballina ShowBiz Nora Istrefi sot feston, bashkëshorti e uron me zemër e vajza i...

Nora Istrefi sot feston, bashkëshorti e uron me zemër e vajza i këndon këngën e ditëlindjes

699
0
SHPËRNDAJE

Ajo është një prej këngëtareve më të njohura e më të pëlqyera në Estradën Shqiptare, shkruan GazetaBlic.

Dhe tani Nora Istrefi ka edhe një arsye më shumë për të festuar këtë të diel. Kjo pasi këngëtarja shqiptare, i ka mbushur pikërisht sot 32-vjet jetë.

Urimet për të nuk po kanë të ndalur qysh para pak orëve. Janë fansat e shumtë, miqtë e familjarët ata të cilët e kanë marrë mundin e me shumë dashuri po i urojnë jetë të gjatë, yllit shqiptar.

Eh siç duket dy urimet më të mira i ka marrë pikërisht nga ata që i ka pranë pothuajse në çdo çast. Janë vajza e saj, Renee dhe burri i saj Roberti ata të cilët e kanë uruar atë, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht ishte Roberti ai i cili në hapësirën e storieve në “Instagram”  e kishte uruar gruan e tij me një fotografi të saj, e të cilës i ka vënë mbishkrimin “Urime ditëlindjen o shpirt”.

E një orë më pas, është vet këngëtarja, Istrefi ajo e cila ka publikuar një video ku shihet vajza e saj Renee, teksa i këndonte këngën e ditëlindjes mamit të saj.

“Jam e bekuar. Urimi më i mirë ndonjëherë n’jetë – babyRenee” – është përshkrimi që Nora Istrefi i ka bashkëngjitur videos së publikuar në llogarinë e saj publike në “Instagram”.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments