Home Ballina Nora Istrefi: Ja përse nuk pi kafe me kunatën time Tuna(VIDEO)

Nora Istrefi: Ja përse nuk pi kafe me kunatën time Tuna(VIDEO)

363
0
SHARE

Nora Istrefi ka folur së fundmi për raportin e shumëpërfolur me Tunën. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mirage”, Nora e cilësoi debatin e bujshëm me kunatën e saj Tuna një keqkuptim familjar, në të cilin nuk është përfshirë personalisht.

Kur u pyet se përse nuk del së paku për një kafe me të, meqenëse se situata është e tillë, Nora dha një përgjigje paksa diplomatike. “Po sepse zihemi se cila do të paguajë kafen, kështu që më mirë nuk dalim fare”-u shpreh ajo duke qeshur.

Nora nuk ngurroi të shprehte bezdinë kur shikon emrin e saj nëpër portale lidhur me këtë çështje.“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege”-tha Nora.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of