Home Ballina Njësia amerikane që vrau Al Baghdadin, as Pentagoni nuk e pranon që...

Njësia amerikane që vrau Al Baghdadin, as Pentagoni nuk e pranon që ekziston

31
0
SHARE

Forcat speciale që ndoqën dhe vranë liderin e Shtetit Islamik, Al Bagdadi janë një njësi shumë sekrete, të cilën as Pentagoni nuk e pranon që ekziston.

Delta Force është një ekip i formuar me komandantë amerikan të cilët janë rekrutët më të mirë dhe luftojnë sipas mënyrës së tyre. Në qarqet ushtarake ata njihen thjesht si “Njësia” dhe merren me misionet më të vështira dhe më të specializuara në botë. Delta Force është përdorur rregullisht në misioni luftimi përreth botës si në Afganistan, Siri, Somali dhe Libi.

Së bashku me Ekipin e 6 të Navy Seal, “Njësia” ka punuar për lokalizimin dhe eliminimin e krerëve më të lartë në hierarkinë e ISIS. Deri tani Delta Force ka mbajtur një profil më të ulët se Ekipi 6 të cilët rrëmbyen faqet e para të lajmeve botërore kur vranë Osama Bin Laden në vitin 2011.

Në fakt, Pentagoni normalisht nuk e pranon ekzistencën e Delta Force, diçka që iu përshtatet qartë të dy palëve. Delta merret me shpëtimin e pengjeve, antiterrorizmin, si dhe operacione të drejtpërdrejta e misione speciale zbulimi në lidhje me “personat më të kërkuar”. Është e njohur si një nga njësitë më të përparuara në botë kur bëhet fjalë për trajnime dhe pajisje me teknologji të lartë veprimi.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of