Fun, Jetë

Një nënë optimiste rritë një fëmijë të motivuar!

Në shumë studime mbi optimizmin dhe pesimizmin zbulohet një gjë: ne mësojmë se t’ia shpjegojmë botën vetës prej prindërve tanë, dhe veçanërisht, nga nënat tona.

Kjo na bën të kuptojmë se fëmijët dëgjojnë se çfarë thotë për gjërat kujdestari i tyre i parë, nëna.

Dhe ata prirën që këtë stil ta bëjnë të vetin.

Nëse fëmija ka një mama optimiste, kjo është e mrekullueshme, por mund të jetë një katastrofë, nëse fëmija ka një mama pesimiste.

Fatmirësisht, studimet tregojnë se kjo katastrofë mund të jetë e përkohshme, se optimizmi mund të mësohet… në çdo moshë.

Por të fajësoni nënën nëse jeni pesimist, kjo nuk ju motivon.

Ajo që funksionin më mirë është vetëkrijueshmëria: të krijoni një zë në kokën tuaj që të jetë kaq I sigurt dhe i fortë sa që zëri i mamasë të largohet nga zëri jua dhe zëri juaj të bëhet I vetmi që dëgjoni.

Dhe aq shumë sa doni ta eliminoni ndikimin e vazhdueshëm të një të rrituri pesimist nga fëmijëria juaj, mos harroni se të fajësoni dikë tjetër, nuk ju motivon asnjëherë. Sepse forcon besimin se jeta juaj formohet nga njerëzit jashtë vetes tuaj.

Duajeni mamanë sepse nëse ajo është pesimiste, këtë e ka mësuar nga mamaja e saj, dhe është koha jote të ndryshoni veten tuaj.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads