Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme

Një muaj pas vendosjes së taksës, ministri serb tregon shifrën e humbjeve

Kanë kaluar plotë një muaj që prej kur Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të sanksionojë hyrjen në Kosovë të produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina përmes një takse prej 100 për qind, shkruan Gazeta Express.

E për gjithë këtë periudhe kohore, ky vendim i ka shkaktuar dëme Serbisë rreth 35 milionë euro, shkruan ‘tanjug’.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajic, i cili ka thënë se tani Serbia eksporton shumë më pak në Kosovë.

“Ka shumë pak gjëra që po eksportohen në Kosovë. Ato mallra të cilat nuk janë subjekt i sanksioneve”, ka thënë ministri serb.

Ai ka thënë se përveç taksës, Serbisë po i bënë dëm edhe fushata që po bëhet në Kosovë kundër produkteve dhe mallrave me origjinë nga Serbia.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads