Astrologji, Jetë

Një histori që nisi nga një ëndërr e bukur, Afërdita Dreshaj flet për dashurinë e jetës

E kush nuk e ëndërron një dasmë në Miami, me njerëzit më të dashur pranë, në breg të detit duke i thënë “PO” përgjithmonë gjysmën së saj më të mirë. Ajo është një vajzë e plotësuar tashmë. E martuar me dashurinë e jetës së saj në një ceremoni madhështore më 29 qershor të këtij viti. Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë këtë verë dhe për ditë të tëra dasma e saj me Jakub Kindl ishte kryefjala e mediave. Mirëpo, edhe pse çdo gjë ishte shumë mediatike, sërish ka shumë për të folur për ndjenjën më sublime që është dashuria. Afërdita thotë se ia vlen të ngulësh këmbë në dashuri, nëse kjo ndjenjë është e vërtetë. Edhe pse është një vajzë tejet e bukur, Afërdita për të joshur dikë përdor buzëqeshjen. Me siguri kjo ka qenë strategjia e saj për të joshur edhe bashkëshortin e saj, Jakub-n.

Ajo madje në takimin e parë me partnerin ishte veshur fare thjesht. Nëse mendonit se ajo ka shpenzuar orë të tëra duke menduar se çfarë të vishte, e keni gabim. Për Afërditën kjo është një mungesë vetëbesimi nëse e bën një veprim të tillë. Ajo ka zgjedhur që në takimin e parë të vishte xhinse të bardha dhe një xhaketë lëkure. Në fakt aq e bukur sa është Afërdita, kaq i mjafton që duket interesante në sytë e një djali. Për të qëndruar tek gjinia mashkullore, Afërdita ka një kategori djemsh që nuk i duron dot: egoistët. Dashurinë e parë nuk e mban mend dhe puthja e parë për të ka qenë zbulim. Për dashurinë në përgjithësi, por edhe në veçanti edhe për djalin që i ka rrëmbyer, zemrën, “mbiemrin” do të lexoni sot në këtë intervistë ekskluzive të Afërdita Dreshajt për Revistën Class.

Dashuria me Jakub nisi si një ëndërr e bukur dhe sot është një realitet fantastik që ajo e jeton çdo ditë!

Dashuria e parë, të kujtohet? 

-Nuk hyn në kujtimet e mia.

Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?

-Zbulim.

Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?

-Patjetër, gjithmonë.

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?

-Një marramendje e lehtë.

Strategjia e joshjes. Cila është jotja?

-Besoj e qeshura.

Kategoritë e djemve që nuk të pëlqejnë?

-Egoistët.

Çfarë përdor për të joshur: pamjen, pasurinë, trurin, humorin?

-Humorin dhe trurin.

Shqisa më e rëndësishme në dashuri?

-Shqisa e të dëgjuarit… Besoj që një dashuri që ka dialog, komunikim, ka gjithmonë predispozitën për të qenë më jetëgjatë.

Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?

-Me xhinse të bardha dhe një xhaketë lëkure.

Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?

-Jo, nuk mendoj. Është shenjë e mungesës së vetëbesimit.

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?

-Më e menduar definitivisht. Disa sinjale janë të nevojshme që në takimin e parë, por kaq nuk mjafton.

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?

-Mendoj që dashuria e pasuron seksin.

Serial lover-at i shmang apo të joshin?

-S’i kam parë kurrë.

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?

-Për dashurinë e vërtet edhe 10.

Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?

-Ngjashmëria, kuptohesh më thjesht.

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?

-Në sy dhe pastaj të ndjekim të njëjtin drejtim.

Sakrifica apo lule dashurie?

-Lule dashurie, po edhe sakrifica kur duhen.

Bëjmë një bilanc të historisë suaj?

-Një histori që nisi si një ëndërr e bukur dhe që me kalimin e kohës u shndërrua në një realitet fantastik për t’u jetuar.

Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?

Nga koha që kalon pa e kuptuar, nga malli kur je larg…

Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?

Muzikë, cilado qoftë ajo.

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

-Shuuuumëëëë, jam gaforre.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads