Ballina, Kosovë, Lajme

Nitaj: AAK-ja u bëri ballë goditjeve të njëpasnjëshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se ky subjekt politik u përball me goditje të njëpasnjëshme që prej themelimit të saj në maj të vitit 2000.

Me rastin e 18-vjetorit të themelimit të AAK-së, Nitaj në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se përndjekja e vazhdueshme e liderit të saj, Ramush Haradinaj, deri edhe përpara një viti, ishte edhe goditje kundër AAK- së.

Ai ka thënë se AAK-ja ka kaluar kohë të vështira, por sot është ngritur në një forcë serioze politike, duke u bërë për të dytën herë parti e kryeministrit, duke qeverisur në shtatë komuna të Kosovës dhe duke bashkëqeverisur edhe në shumë të tjera.

Nitaj ka thënë se deri më tani ky subjekt politik asnjëherë nuk është shndërruar në parti klienteliste, ani edhe pse për këtë ka paguar çmim.

“AAK-ja për gjithë këto vjet ishte pjesë e të gjitha proceseve në vend. E sfiduar si asnjë parti tjetër, ajo u përball me goditje të njëpasnjëshme që prej themelimit të saj në maj të vitit 2000. Përndjekja e vazhdueshme e liderit të saj, Ramush Haradinaj, deri edhe përpara një viti, ishte edhe goditje kundër AAK-së. Ajo, duke kaluar faza e kohë të vështira, sot është ngritur në një forcë serioze politike, duke u bërë për të dytën herë parti e kryeministrit, duke qeverisur në shtatë komuna të Kosovës dhe duke bashkëqeverisur edhe në shumë të tjera”, tha ai.

Sipas tij, AAK-ja është maturuar si forcë politike dhe tashmë është pjesë e pakontestueshme e spektrit politik në vend. “AAK-ja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në të gjitha fazat që nga viti 2000. Thash dy herë e ka drejtuar Qeverinë e vendit. Ka nxjerrë tre kryeministra dhe ka drejtuar dikastere të rëndësishme në ekzekutiv. Ka udhëhequr me komuna të rëndësishme në Kosovë. Në zgjedhjet e fundit lokale, vetëm për 14 vota e kemi humbur vendin e parë si parti politike. Dua të them se AAK-ja nuk është parti me korrespondencë, por konsistente dhe serioze. Unë them se ajo i ka dhënë edhe sharmë, edhe vlerë spektrit politik në vend”.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads