ShowBiz

Nita Latifi publikon këngën e re “Tequila”

Këngëtarja Nita Latifi ka publikuar këngën e saj më të re “Tequila”.

Kënga është ritmike e përzier me zhanrin ‘reggae’, dhe kësaj here Nita vjen si kantautore në këtë këngë.

Vija melodike është punuar nga vet Nita, në bashkëpunim me Art Lokajn.

Për vargjet e tekstit njashtu është kujdesur vet Nita Latifi, gjersa për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.

Kënga është realizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films.

Nita është shumë aktive me koncerte të shumta e mbrëmje të ndryshme muzikore, duke u shquar si njëra ndër artistet më të mira interpretuese të muzikës ‘live’ në kryeqytet.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads