Ekonomi, Kosovë, Lajme, Shqipëri

Nga sot Kosova dhe Shqipëria pa Roaming, kuvendi voton rezolutën

Me 69 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutën për heqjen e Roaming-ut me Shqipërinë.
“Nga tash, Kosova dhe Shqipëria pa Roaming alënderoj të gjithë deputetët që votuan rezolutën që e paraqita në emër të PSD-së për ta hequr Roaming-un në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Tash e tutje do të komunikojmë me njëri tjetrin sikurse brenda vendit, pa shpenzime shtesë. Shpresoj që Qeveria e Kosovë do t’i filloj punimet sa më shpejtë për zbatimin e plotë të kësaj rezolute të votuar nga Kuvendi i Kosovës”,  shkruan Dardan Molliqaj në emër të PSD.

Rezoluta e votuar nga deputetët e Kosovës u propozua në Kuvend nga grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads