ShowBiz

NGA MARINA E DERI TE RUDINA, JA VIP-AT QË GJETËN DASHURINË NË INTERNET

Disa të ndrojtur, disa nuk gjejnë dot fjalët e duhura, e shumë të tjerë mund të shprehen më mirë me anë të mesazheve. Kjo ka bërë që shumë njerëz t’i shohin njohjet online si një rast i mirë për të krijuar diçka me dikë që pëlqejnë.

E këto njohje kanë kaluar në një nivel tjetër dhe janë kthyer në lidhje dashurie apo martësë. Kjo gjë ka ndodhur edhe me disa çifte të famshëm në vendin tonë, historinë e dashurisë të të cilëve e keni më poshtë:

Armando Sadiku dhe Elona

Historia më e freskët e dashurisë që lindi ‘online’ dhe është zyrtarizuar pak ditë më parë me daljen e tyre të parë publike është ajo e futbollistit të Kombëtares sonë Armando Sadiku! Ai u shfaq në eventin ODA, teksa shoqërohej nga e fejuara e tij, e menjëherë u publikua edhe gjeneza e kësaj historie!

Elona, e fejuara ka qenë fanse e zjarrtë e futbollistit dhe i dërgonte shpesh mesazhe e komente në Facebook derisa i ra në sy Sadikut e që nga aty filluan komunikimet në privatë. Lidhja e tyre u mbajtë e fshehtë njësoj si edhe fejesa e dyshes që u mbajt larg vëmendjes publike.

Por ky nuk është as çifi i parë e as i fundit që u njoh e celebrua në martesë në Facebook!

Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami

Rudina Magjistari ndoshta s’do e kishte menduar ndonjëherë se do të njihte dashurinë e jetës së saj në rrjetet sociale. Por kot nuk thonë, të ndodh asjo që nuk e pret! Prezantuesja e njohur e pasdites dhe sportisti nisën njohjen e tyre pas një mesazhi që mbërriti në inbox-in e Rudinës në Facebbok nga Xhavit Bajrami, të cilën ajo nuk e njohte asokohe.

Do të ishte fillimi i 2011-ës koha kur ish-kickboksieri i dërgoi jë mesazh përshëndetjeje nga Tokio moderatores duke e intriguar së tepërmi për shkak të kuriozitetit që Rudina ka pasur për kulturën aziatike. Pikërisht kjo ishte shtysa që Rudina të ftonte Xhavitin në emison dhe që nga aty pak nga pak çifti nisi një histori dashurie që fillimisht u mbajt sekret. Sot Rudina dhe Xhaviti janë bashkë prej 7 vitesh dhe në 31 tetor të 2015-ës u bënë prindër për herë të parë të një vazjë që e quajtën Mia.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Të dy ishin të famshëm por ama nuk njiheshin personalisht derisa i njohu Instagrami. Prezantuesja në një intervistë të dhënë pak kohë më parë ka treguar se njohja e çiftit ka nisur nga Instagrami. “Në fillim kemi pasur kontakte nga puna por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë derisa erdhi një moment dhe më tha: Duhet të takohem me ty”, tregon Marina. Sot 5 vite nga njohja e tyre dyshja ka kurorëzuar dashurinë në martesë në një cermeoni gjigande buzëdetit në 10 shtator të 2017-ës.

Blendi Salaj dhe bashkëshortja Anora

Moderatori dhe gazetari i njohur Blendi Salaj është një tjetër personazh publik që dashurinë e jetës së tij, Anorën, e ka njohur në rrjetin sociale Facebook dhe ‘sebep’ për këtë është bërë “1 like” i thjeshtë. Kaq u desh që Blendi, i cili jetonte atë kohë në Amerikë dhe Anora të vijonin bisedat e gjata dhe komunikimin virtual për 2-3 muaj deri në momentin e takimit të parë, sipas bordo. Kjo lloj njohjeje nuk ishte aspak e çuditshme për Salaj-n i cili besonte te lidhjet online. Dashuria e çiftit pak kohë më vonë u kurorëzua në martesë ndërsa tashmë kanë një djalë 7 vjeçar të quajtur Brian.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads